Ndërlidhjet

Netanyahu: Mos i besoni Iranit!


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shfrytëzuar fjalimin në Forumin Botëror Ekonomik për të kërkuar nga bota që të mos iu besojë pohimeve të Iranit për programin e tij bërthamor.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, i ka thënë forumit në Davos të Zvicrës se vendi i tij është i gatshëm të respektojë marrëveshjen e fundit me fuqitë botërore për frenimin e aktiviteteve bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Në adresimin e tij, Netanyahu ka akuzuar Teheranin se bën premtime për çështjen bërthamore vetëm t’iu lehtësuar sanksionet.

Ai ka thënë se shumë shtete arabe janë të shqetësuara sikur Izraeli, se Irani vazhdon të punojë në prodhimin e armës bërthamore.

Irani thotë se programi i tij atomik është krejtësisht paqësor.
XS
SM
MD
LG