Ndërlidhjet

Sot lirohet ish-partneri i Khodorkovskyt


Platon Lebedev

Platon Lebedev

Platon Lebedev, kritik i burgosur i Kremlinit dhe ish-partner biznesi i Mikhail Khodorkovskyt, pritet të lirohet sot nga një burg në Rusi me urdhër të Gjykatës Supreme.

Lebedev është burgosur në vitin 2005, në akuzat për evazion fiskal, pasi ka financuar parti politike dhe ka kritikuar presidentin Vladimir Putin.

Putini ka falur Khodorkovskyn muajin e kaluar, por Lebedev, i cili është dashur të lirohet në muajin maj, nuk ka kërkuar falje dhe ka mbetur në burg.

Vendimi i së enjtes ka reduktuar dënimin e tij, por ai ende duhet të paguajë borxhet me taksa, në vlerë prej 500 milionë dollarësh.

Amnesty International ka kritikuar vendimin, duke e cilësuar atë si “masë të levërdishme” për Kremlinin që të përmirësojë imazhin ndërkombëtar të Rusisë në prag të Lojërave Olimpike Dimërore, që do të nisin muajin e ardhshëm në Soçi.

Amnesty ka thënë se lirimi i Lebedevit nuk e korrigjon padrejtësinë e bërë ndaj tij.
XS
SM
MD
LG