Ndërlidhjet

Shpërthim në Kajro, tre të vrarë


Kajro - foto arkivi
Kajro - foto arkivi
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para selisë së policisë në Kajro, duke vrarë së paku tre persona dhe plagosur disa të tjerë.

Shpërthimi është dëgjuar në disa rrethe të kryeqytetit egjiptian.

Ai ndodh një ditë para përvjetorit të tretë të revolucionit, që ka rrëzuar sunduesin autokratik, Hosni Mubarak.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush.
XS
SM
MD
LG