Ndërlidhjet

Lufta në Siri: Sot bisedimet qeveri-opozitë


Alepo, Siri
Alepo, Siri
Palët luftuese në Siri nisin sot bisedimet në Gjenevë.

Por, pas takimit të djeshëm ndërmjet të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi, dhe delegacioneve të Qeverisë dhe opozitës siriane, mbetet e paqartë nëse bisedimet e sotme do të jenë ballë për ballë.

Brahimi ka thënë se ka indikacione se të dyja palët duan të diskutojnë armëpushimin, qasjen në ndihmat humanitare dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Përfaqësues të opozitës kanë thënë se bisedimet do të nisin në dhoma të ndara dhe se nuk ka garanci se ata mund të ulen së bashku.
XS
SM
MD
LG