Ndërlidhjet

Vulin: “Statusi i Kosovës” nuk zgjidhet në Kapitullin e 35-të


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se “çështja e statusit të Kosovës nuk do të zgjidhet në kuadër të Kapitullit të 35-të”.

“As Kapitulli i 35-të, as dialogu me Prishtinën nuk janë vende ku mund të zgjidhen çështjet e statusit. Ato zgjidhen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe për këtë nuk kemi çfarë të flasim. Këtë e kuptojnë partnerët tanë në BE dhe neve nuk na vihet ajo pyetje”, ka thënë Vuçiq për gazetën serbe Veçernje Novosti.

Në bisedimet për përafrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian, Kapitulli i 35-të i kushtohet Kosovës.
XS
SM
MD
LG