Ndërlidhjet

Dy shpërthime në Kajro, 5 të vrarë


Kajro, 24 janar 2014.
Kajro, 24 janar 2014.
Dy shpërthime në Kajro kanë vrarë së paku pesë persona.

Shpërthimi i parë është shkaktuar nga një makinë bombë, para selisë së policisë, dhe ka vrarë së paku katër njerëz.

I dyti, ndërkaq, ka ndodhur pranë një stacioni të metrosë, duke vrarë një person dhe plagosur 15 të tjerë.

Shpërthimet ndodhin një ditë para përvjetorit të tretë të revolucionit, që ka rrëzuar sunduesin autokratik, Hosni Mubarak.

Përgjegjësinë për to nuk e ka marrë ende askush.
XS
SM
MD
LG