Ndërlidhjet

Snowden s’i beson gjyqit të SHBA-së


Edward Snowden

Edward Snowden

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka thënë se “nuk ka shanse” për një proces të rregullt gjyqësor në SHBA dhe se nuk ka plane për t’u kthyer atje, raporton BBC.

Snowden ka thënë se ligji 100-vjeçar, në bazë të të cilit është akuzuar, “ndalon mbrojtjen e interesit publik”.

Viin e kaluar, ai ka zbuluar dokumente sekrete për programet e mbikëqyrjes të SHBA-së dhe autoritetet amerikane e kanë akuzuar atë për spiunazh.

Snowden aktualisht jeton në azil të pëkohshëm në Rusi.
XS
SM
MD
LG