Ndërlidhjet

Protestuesit zgjerojnë barrikadat në Kiev


Kiev, 24 janar 2014.

Kiev, 24 janar 2014.

Protestuesit antiqeveritarë në Ukrainë kanë zgjeruar kampin e protestës në Kiev, pas bisedimeve pa rezultat midis opozitës dhe presidentit Viktor Yanukovych.

Ata kanë ngritur barrikada të reja në Sheshin e Pavarësisë dhe kanë okupuar Ministrinë e Bujqësisë.

Të enjten, udhëheqësit e opozitës kanë zhvilluar katër orë bisedime me Yanukovychin, por protestuesit kanë hedhur poshtë koncesionet e ofruara nga presidenti.

Ministria e Brendshme ka konfirmuar sot se dy protestuesit e vrarë të mërkuren, kanë vdekur nga të shtënat, por ka mohuar çdo përgjegjësi.

Komisionari për zgjerimi i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, do të qëndrojë sot në Kiev, në përpjekje për të ndihmuar dialogun politik.
XS
SM
MD
LG