Ndërlidhjet

AAK: Qeveria të kujdeset për qytetarët në rrugët e Evropës


Prishtinë
Prishtinë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se është duke përcjellë me vëmendje dhe shqetësim trendin e ikjeve të vazhdueshme, që, sipas saj, po kthehet në eksod masiv të qytetarëve të Kosovës.

Sipas AAK-së, këto zhvillime janë pasojë e gjendjes së pashpresë, që e ka sjellë qeverisja e keqe.

“Rasti i fundit, në të cilin u gjetën 48 qytetarë të Kosovës duke kërkuar një jetë më të mirë rrugëve të Evropës, është pasqyra më e qartë e kësaj situate”, vlerëson AAK-ja, duke kërkuar nga qeveria që urgjentisht të marrë masa dhe t’iu dalë në ndihmë atyre.
XS
SM
MD
LG