Ndërlidhjet

Serbia dorëzon disa regjistra të skanuar kadastralë


Beograd

Beograd

Drejtori i Entit Republikan të Gjeodezisë në Serbi, Zoran Krejoviq, i ka dorëzuar përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, të dhënat kadastrale të skanuara për komunat Shupkoc, Fushë-Kosovë dhe Banduliq, të përfshira me pilot-projektin që ka financuar BE-ja, me tre milionë euro.

Siç raportojnë mediat serbe, ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar me Kosovën, Aleksandar Vulin, ka thënë se kjo ngjarje është fryt i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Kjo është dëshmi se Qeveria e Serbisë është partner serioz dhe i besueshëm, që i respekton detyrimet ndërkombëtare”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG