Ndërlidhjet

Fuele lavdëron reformat e Moldavisë


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka lavdëruar reformat që ka bërë Moldavia deri më tash, por ka thënë se duhen përpjekje të mëtejshme nëse Kishinau do që të nënshkruajë Marrëveshjen e Asociimit me bllokon, këtë vit.

Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin moldav, Fuele ka mirëpritur përkthimin në gjuhën rumune dhe ruse të Marrëveshjes së Asociimit, së cilës Moldavia ia ka vënë inicialet në një takim në Vilnius, nëntorin e kaluar.

Fuele ka thënë se përkthimi do ta ndihmojë secilin, përfshirë banorët e rajonit separatist të Transdniesterit, shumica rusishtfolës, që të kuptojnë përfitimet nga marrëveshja.
XS
SM
MD
LG