Ndërlidhjet

logo-print

ANEB kërkon para shtesë për inspektimet në Iran


Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Yukia Amano.

Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Yukia Amano.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka kërkuar më shumë para për të financuar rritjen e inspektimeve në Iran.

ANEB-i është i ngarkuar që të monitorojë Iranin në zbatimin e marrëveshjes së përkohshme me fuqitë botërore.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Irani duhet të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Duke folur sot në Vjenë, drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Yukia Amano, ka thënë se agjencisë do t’i duhen fonde shtesë prej rreth 5.5 milionë eurosh.

Amano e ka përshkruar marrëveshjen si hap të rëndësishëm përpara, por ka thënë se ka ende rrugë të gjatë deri te një zgjidhje e përhershme për programin bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG