Ndërlidhjet

UP: Studentët protestojnë


UP: Studentët protestojnë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:01 0:00
Një grup i studentëve të Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë protestuar të premten para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ku është kërkuar dorëheqje e rektorit, Ibrahim Gashi.

Ky grup i studentëve, po ashtu, ka kërkuar të nisin procedurat ligjore dhe të iniciohen hetime në lidhje me keqpërdorimet e deritanishme në këtë institucion.

Protesta e studentëve është bërë pas raportimit në mediat në Kosovë se në shumicën e punimeve shkencore që rektorit Gashi i janë njohur si kontribut për fitimin e titullit akademik, ky i fundit nuk është fare autor i vetëm.

Madje, është shkruar se ato janë jorelevante për lëndën e historisë, për të cilën Gashi mban titullin e doktorit, dhe se janë të botuara në një revistë në Indi, e cila është revistë false shkencore.

Studentë të cilët kanë protestuar, kanë kërkuar të takohen me rektorin Gashi, por ky i fundit nuk ka pranuar të flas me studentët.

Ndryshe, kohë më parë ka pasur pezullimet dhe shkarkimet të disa zyrtarëve dhe profesorëve në Universitetin e Prishtinës, nën dyshimet për afera korruptive,

Mediat e shkruara në Kosovë kishin publikuar mesazhe telefonike të disa personave, të cilët dyshohet se kanë bërë pazar me provime dhe regjistrime në disa fakultete.

Një nga organizatorët e protestës, Roland Sylejmani ka paralajmëruar se do të protestojnë deri në shkarkimin e rektorit Gashi.
XS
SM
MD
LG