Ndërlidhjet

logo-print

Danielsson: Nga Serbia kërkohet normalizim i plotë me Kosovën


Pamje nga Beogradi

Pamje nga Beogradi

Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian për zgjerim, Christian Danielsson, ka deklaruar sot në Beograd se kushtet për Serbinë, në kornizën negociuese lidhur me Kosovën, janë të qarta, përkatësisht kërkohet normalizim i plotë i marrëdhënieve, por nuk precizohet mënyra se si do të bëhet kjo.

“Qartas qëndron se normalizimi është pjesë përbërëse e procesit të negociatave, flitet për dokumentin e obligueshëm juridik dhe për normalizimin e plotë”, tha Danielsson sot në një konferencë në Beograd, lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Mëtutje ai ka theksuar se “nuk flitet për atë se si konkretisht të bëhet kjo”.

Tashmë Bashkimi Ervropian i ka filluar negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE.
XS
SM
MD
LG