Ndërlidhjet

Kinë: Nga eksplodimet në Xinjiang – tre të vrarë


Pamje nga një pikë e kontrollit në provincën Xinjiang në Kinë
Pamje nga një pikë e kontrollit në provincën Xinjiang në Kinë

Tre vetë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, nga tri eksplodime në rajonin autonom ujgur të trazuar Xinjiang, në pjesën veriperëndimore të Kinës.

Duke i cituar zyrtarët lokalë, mediat raportojnë se eksplodimet kanë ndodhur sot pasdite.

Pak kohë pas dy eksplodimeve të para, policia i ka arrestuar tre të dyshuar, ndërsa më vonë ka eksploduar një makinë e dyshuar, që ishte e rrethuar nga policia.

Javën e kaluar autoritetet në Xinjiang kanë shpallur se do ta dyfishojnë buxhetin për luftimin e “terrorizmit”, pas një viti të përgjakshëm të sulmeve kundër qeverisë.

Zyrtarët thonë se sulmet janë vepër e separatistëve ujgurë, të inspiruar nga islami radikal.
XS
SM
MD
LG