Ndërlidhjet

Tubime mbështetëse për protestuesit në Ukrainë


Pamje nga protestat në Kiev të Ukrainës
Pamje nga protestat në Kiev të Ukrainës
Tubime mbështetëse për protestuesit antiqeveri në Ukrainë janë mbajtur sot në disa vende.

Në Erevan të Armenisë sot njerëzit janë mbledhur para Ambasadës së Ukrainës dhe kanë ndezur qirinjë për tri viktimat e dhunës në Kiev, në mesin e të cilëve ishte edhe një armenas i ri.

Tubime të ngjashme janë mbajtur dje në Bullgari dhe Moldavi.

Para Ambasadës së Ukrainës në Sofje janë tubuar qindra njerëz me parulla dhe qirinjë.

Në Kishinev të Moldavisë, një grup i të rinjëve ka organizuar një protestë para Ambasadës së Ukrainës, duke vendosur lule nën fotografitë e protestuesve të vrarë.

Në Londër, dje është mbajtur një demonstratë e vogël kundër oligarkut ukrainas, Dmytro Firtash, i cili ka lidhje të afërta me qeverinë në Kiev.
XS
SM
MD
LG