Ndërlidhjet

Brahimi: Qeveria dhe opozita në Siri takohen të shtunën


Lakhdar Brahimi
Lakhdar Brahimi
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, thotë se përfaqësuesit e qeverisë së Sirisë dhe të opozitës janë pajtuar për tu takuar “në të njejtën dhomë” nesër në Gjenevë.

Duke folur sot pas takimeve të ndara me të dy palët, zoti Brahimi i ka përshkruar takimet si “inkurajuese”.

Të mërkurën në Montro të Zvicrës u mbajt dita e parë e konferencën ndërkombëtare për Sirinë.

Qeveria e Sirisë këmbëngulë se konferenca duhet ta trajtojë çështjen e kërcënimit nga “terrorizmi”, me të cilin po ballafaqohet qeveria.

Koalicioni Kombëtar Sirian opozitar, që mbështetet nga perëndimi, dëshiron të diskutoj për forminim e një qeveria tranzicionale dhe për largimin e presidentit, Bashar al-Assad.

Diplomatët kanë thënë se synohet arritja e koncesioneve të vogla, siç janë marrëveshjet lokale për ndaljen e armiqësive dhe këmbimi i të burgosurve, e jo një marrëveshje e përgjithshme paqësore.
XS
SM
MD
LG