Ndërlidhjet

logo-print

Situatë e tensionuar në Kiev


Kiev, 25 janar 2014.

Kiev, 25 janar 2014.

Në Kiev të Ukrainës vazhdon të mbretërojë gjendje e tensionuar midis protestuesve antiqeveritarë dhe policisë.

Gjatë natës janë raportuar disa incidente sporadike, por mëngjesin e sotëm gjendja ka qenë relativisht e qetë.

Përleshjet e dhunshme këtë javë kanë rezultuar me viktimat e para prejse kanë nisur protestat antiqeveritare në fund të nëntorit.

Aktivistët thonë se pesë protestues janë vrarë; policia, ndërkaq, ka konfirmuar tre të vrarë, por ka thënë se nuk është e përfshirë në vdekjen e tyre.

Të premten, presidenti Viktor Yanukovych ka premtuar se do të riorganizojë qeverinë e tij.
XS
SM
MD
LG