Ndërlidhjet

Qeveria dhe opozita siriane takohen sy më sy


Alepo, Siri
Alepo, Siri
Delegatët nga Qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe opozita e tij pritet të mbajnë sot bisedime direkte në Gjenevë.

Diplomatët, megjithatë, kanë hedhur poshtë shpresat për ndonjë përparim.

Në Montre të Zvicrës, negociatat për paqe në Siri kanë nisur qysh të mërkurën.

Konflikti civil në Siri ka shpërthyer në mars të vitit 2011 dhe deri më tash ka marrë mbi 100,000 jetë njerëzish.
XS
SM
MD
LG