Ndërlidhjet

logo-print

Mbahet takimi i parë midis Qeverisë dhe opozitës siriane


I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi.

I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi.

Delegatët nga Qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe opozita e tij kanë mbajtur takimin e parë direkt, prejse ka nisur konflikti civil në vendin e tyre, në mars të vitit 2011.

Takimi i shkurtër në Gjenevë është mbajtur nën praninë e të dërguarit ndërkombëtar, Lakhdar Brahimi.

Nuk është ende e qartë nëse bisedimet direkte do të vazhdojnë gjatë ditës.

Diplomatët kanë hedhur poshtë shpresat për përparim.
XS
SM
MD
LG