Ndërlidhjet

logo-print

Privatizimi, “mundësia më e mirë për nxitjen e investimeve”


Prishtinë

Prishtinë

Procesi i privatizimit në Kosovë, përkundër sfidave të shumta që e kanë përcjellë në të kaluarën, ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë si mundësia më e mirë për nxitjen e investimeve, qofshin ato vendore apo të huaja, thuhet ne një qëndrim të ri të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në një komunikatë për media thuhet se “Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vazhdimisht ka bërë thirrje për një proces të drejtë dhe transparent, në përputhje me ligjet në fuqi, në mënyrë që përfitimet nga ky proces të maksimizohen në të mirë të shoqërisë kosovare dhe zhvillimit të sektorit privat në vend”.

OEA po ashtu ka përshëndetur nismën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për formimin e një komisioni parlamentar për të hetuar procesin e privatizimit, në mënyrë që të rishikohet ligjshmëria e proceseve të kaluara të privatizimit.

“Përkundër faktit se një hap i tillë mund të shkaktojë pasiguri tek investitorët potencialë në proceset e ardhshme të privatizimit, besojmë se ky hap është hap demokratik, me të cilin jepet sinjal se zbatueshmëria e ligjeve është prioritet i organeve të vendit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e OEA-së.
XS
SM
MD
LG