Ndërlidhjet

logo-print

SHBA dhe Rusia flasin për sigurinë në Soçi


Soçi

Soçi

Zyrtarët amerikanë kanë biseduar me homologët rusë për sigurinë në Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen muajin e ardhshëm në Soçi.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të kenë “marrëveshje të duhura” me Rusinë për të siguruar evakuimin e amerikanëve, nëse do të jetë e nevojshme.

Ushtria amerikane ka thënë se dy anije të saj do të jenë të vendosura në Detin e Zi gjatë Olimpiadës.

Forcat ruse të sigurisë janë në kërkim të një gruaje, e cila dyshohet se është duke planifikuar sulm vetëvrasës në Soçi.
XS
SM
MD
LG