Ndërlidhjet

logo-print

Ballkani, si “shembull” për zgjidhjen e krizës në Siri


Siri

Siri

Bashkëveprimi i frytshëm midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara duhet të lehtësojë suksesin e bisedimeve midis Qeverisë dhe opozitës siriane, ka thënë ambasadori i Rusisë në Vatikan, Alexander Avdeyev.

“Përvoja e bisedimeve shumëpalëshe në Ballkan ka dëshmuar se është shumë më e vështirë të përfundohet konferenca sesa të thirret ajo”.

“Konferenca për Kosovën në shkurt të vitit 1999 nuk ka dhënë rezultate. Marrëveshja e Dejtonit është ende efektive dhe siguron paqe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kjo është rezultat i bashkëpunimit të mirë ruso-amerikan”, ka thënë Avdeyev për agjencinë Itar-Tass.

Në Gjenevë, sot është mbajtur takimi i parë direkt midis Qeverisë dhe opozitës siriane, prejse ka nisur konflikti civil në Siri në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG