Ndërlidhjet

logo-print

Vuçiq do të propozojë zgjedhje të jashtëzakonshme


Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nesër do të propozojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Nesër do të jetë takimi i presidencës së partisë. Unë propozoj që të vërtetojmë vullnetin e popullit”, ka thënë Vuçiq në kuvendin zgjedhor të partisë në pushtet.

“Ka ardhur koha që të japim llogari. Opozita thotë se është më e mirë se ne, ndërsa obligim i yni, si njerëz seriozë, është që të përgjigjemi, të rrezikojmë dhe të largohemi nga pushteti nëse populli thotë”, është shprehur Vuçiq.

Delegatët e Partisë Përparimtare Serbe kanë zgjedhur sot sërish Vuçiqin kryetar të këtij subjekti.
XS
SM
MD
LG