Ndërlidhjet

Karzai kundërshton sërish marrëveshjen me SHBA-në


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se nuk do të nënshkruajë paktin e sigurisë me Shtetet e Bashkuara, përderisa Uashingtoni nuk nis një proces të vërtetë të paqes me kryengritësit talibanë.

Karzai ka refuzuar vazhdimisht nënshkrimin e Marrëveshjes Dypalëshe të Sigurisë, e cila do t’iu mundësojë disa trupave amerikane të mbeten në Afganistan, pas tërheqjes së planifikuar të forcave të NATO-s në fund të këtij viti.

Karzai u ka thënë gazetarëve të shtunën se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen “nën presion”.

“Nëse Amerika do që të qëndrojë si aleat me ne, ajo duhet të punojë me ne si aleat dhe jo si kundërshtar”, ka thënë Karzai.
XS
SM
MD
LG