Ndërlidhjet

Spiriq kryen detyrat e kryetarit të Mitrovicës V.


Mitrovicë
Mitrovicë
Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që Aleksandar Spiriq të kryejë përkohësisht detyrat e kryetarit të autoritetit të përkohshëm të Komunës së Mitrovicës Veriore, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Këtë detyrë deri më tash e ka kryer Kërstimir Pantiq, i cili ka fituar zgjedhjet lokale në veri të Mitrovicës, por për shkak të simboleve të shtetësisë së Kosovës në deklaratën që është dashur të nënshkruajë, ka refuzuar të marrë funksionin e kryetarit.

Për këtë arsye, në Mitrovicën Veriore do të mbahen sërish zgjedhje më 23 shkurt.
XS
SM
MD
LG