Ndërlidhjet

Shtatë të vrarë në protestat rivale në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim
Shtatë persona janë raportuar të vdekur në Kajro dhe pjesë të tjera të Egjiptit, derisa mijëra njerëz janë tubuar në protesta të ndara, kundër dhe në mbështetje të qeverisë.

Mijëra demonstrues janë mbledhur në Sheshin Tahrir të Kajros në mbështetje të qeverisë së mbështetur nga ushtria.

Demonstruesit kanë brohoritur slogane pro shefit të ushtrisë, gjeneralit Abdel Fatah al-Sisi, i cili ka rrëzuar presidentin islamik, Muhammad Morsi, në muajin korrik.

Jo larg tyre, mbështetësit e Morsit dhe aktivistë të tjerë antiqeveritarë janë mbledhur në një tubim rival.

Së paku pesë njerëz janë vrarë në përleshjet në Kajro dhe dy të tjerë në Minia.

Egjipti ka shënuar sot përvjetorin e tretë të revolucionit që ka rrëzuar presidentin autokrat, Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG