Ndërlidhjet

Egjipt: Në përvjetor – 49 të vrarë


Egjiptianët nëpër rrugët e kryeqytetit Kajro në trevjetorin e përmbysjes së Mubarakut

Egjiptianët nëpër rrugët e kryeqytetit Kajro në trevjetorin e përmbysjes së Mubarakut

Ministria e shëndetësisë e Egjiptit thotë se së paku 49 vetë janë vrarë në këtë vend, gjatë ditës së djeshme, derisa është shënuar trevjetori i përmbysjes së ish-presidentit, Hosni Mubarak.

Këto të dhëna të ministrisë të paraqitura në njoftimin e sotëm, janë pothuajse dy herë më të larta se numri i mëparshëm i raportuar i të vrarëve, gjatë protestave dhe përleshjeve me policinë.

Ministria e shëndetësisë ka thënë se 247 njerëz janë plagosur.

Nga ana tjetër, Ministria e brendshme e Egjiptit ka njoftuar sot se 1,079 njerëz janë arrestuar gjatë demonstratave të djeshme.

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në demonstratat e djeshme, disa në favor të autoriteteve që e udhëheqin Egjiptin, të mbështetura nga ushtria, ndërsa të tjerët në mbështetje të ish-presidentit të burgosur islamist, Muhammad Morsi, i cili ishte zgjedhur pasi Mubaraku ishte detyruar të tërhiqet nga presidenca.

Më vonë, në korrik të vitit të kaluar, Muhammad Morsi u përmbys nga ushtria.
XS
SM
MD
LG