Ndërlidhjet

Tiranë: Policia e arrestoi të ikurin nga burgu në Greqi


Pamje e një pjese të Tiranës

Pamje e një pjese të Tiranës

Policia e Shqipërisë thotë se e ka arrestuar një shqiptar, i cili kishte ikur nga një burg në Greqi, vitin e kaluar.

Zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini, tha se i ikuri, Ilir Kupa, ishte arrestuar dje në mëngjes, në Kashar, afër kryeqytetit Tirana.

Ajo tha se ai nuk kishte bërë resizstencë, megjithqë kishte qitur në ajër.

Personi i dytë kishte ikur.

Kupa dhe dhjetë shqiptarë të tjerë patën ikur nga një burg në pjesën qendrore të Greqisë, në mars të vitit 2013.

Personi Marjan Kola, që konsiderohej lider i grupit të të ikurve, ishte qëlluar për vdekje në përleshje me policinë greke afër kufirit me Shqipërinë, në korrik të vitit të kaluar, raporton AP nga Tirana.


Në atë kohë, është thënë se Ilir Kupa ishte me Kolën.

Zëdhënësja Katragjini ka theksuar se policia po zhvillon hetime lidhur me çështjen se a është apo jo Kupa i dyshuar pët krime të tjera.

Policia ka shpallur shpërblim prej 10 mijë eurosh për informacione lidhur me Ilir Kupën dhe ndihmësin e tij.
XS
SM
MD
LG