Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Policia e vrau një norvegjez


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Serbi thotë se një norvegjez është vrarë gjatë shkëmbimit të të shtënave me forcat e sigurisë në pjesën jugore të këtij vendi.

Policia e ka identifikuar personin e vrarë vetëm me iniciale T. S. K., i lindur në vitin 1975.

Policia tha se ai e kishte kapur një armë, pasi e kishte qëlluar një polic me tullë në kokë, e pastaj pa kontroll kishte shtënë kundër autobusit të policisë, ditën e shtunë.

Gjatë të shtënave është plagosur një polic.

Policia tha se ata e kishin përcjellur personin në shtëpinë e tij në qytetin e Preshevës, ku ai vdiq nga shkëmbimi i zjarrit.

Mediat serbe kanë raportuar se ai kishte jetuar në Preshevë me gruan e tij maqedone, raporton AP nga Beogradi.
XS
SM
MD
LG