Ndërlidhjet

Ukrainë: Liderët opozitarë zotohen për vazhdim të betejës


Pamje nga protestat në Kiev të Ukrainës

Pamje nga protestat në Kiev të Ukrainës

Liderët opozitarë në Ukrainë janë zotuar për vazhdimin e betejës së tyre, disa orë pasi presidenti, Viktor Yanukovich, u ofroi atyre poste të larta në qeveri për ta zbutur krizën.

Duke folur para mbështetësve mbrëmë vonë në kryeqytetin Kiev, Vitali Klitschko i ka përsëritur thirrjet e opozitës për zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe ndryshime kushtetuese.

Lideri tjetër opozitar, Arseniy Yatsenyuk, tha se opozita është gati për të marrë përgjegjësi, por ka shtuar se “populli do ta përcaktoj fuqinë në Ukrainë”.

Më vonë, Yatsenyuk tha se opozita as nuk e pranon e as nuk e refuzon ofertën e Yanukovichit, të bërë dje, që Yatsenyuk të nominohet kryeministër, ndërsa Klitschko zëvendëskryeministër.

Pas fjalimeve të liderëve opozitarë, protestuesit filluan sulmin ndaj një ndërtese, që ishte 100 metra larg Sheshit të Pavarisës në Kiev, që është qendër e protestave, ku ishte vendosur policia.

Me këtë rast, protestuesit kanë thyer dritare, i kanë shkatërruar dyert dhe kanë hedhur bomba zjarri.
XS
SM
MD
LG