Ndërlidhjet

SHBA: Nga të shtënat në qendrën tregtare - tre të vrarë


Pamje nga një pjesë e qytetit Baltimor
Pamje nga një pjesë e qytetit Baltimor
Raportohet se tre vetë janë vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në Shtetet e Bashkuara.

Sipas raporteve, një person i armatosur, mbrëmë vonë, ka hyrë në një qendër tregtare në qytetin lindor Baltimor, dhe i ka vrarë dy të punësuar, e pastaj ia ka kthyer armën edhe vetvetes.

Policia ende po përpiqet ta përcaktoj indentitetin dhe motivin e personit të armatosur, i cili e vrau një femër dhe një mashkull, të dy të moshës mbi të 20-tat.

Gjatë ditëve të fundit në shkollat dhe universitetet e Shteteve të Bashkuara ka ndodhur një seri e të shtënave.

Të premten një student është vrarë në Universitetin Shtetëror të Karolinës Veriore, ndërsa në Universitetin Purdue në Indiana, ditën e martë, një asistent është qëlluar për vdekje.
XS
SM
MD
LG