Ndërlidhjet

Zvicër: Vazhdojnë bisedimet për Sirinë


Lakhdar Brahimi.
Lakhdar Brahimi.
Bisedimet ndërmjet opozitës dhe qeverisë së Sirisë pritet të vazhdojnë sot në Zvicër.

Të dy palët dje në Gjenevë e kanë mbajtur takimin e tyre të parë direkt në gati tri vitet e fundit, prej se ka filluar konflikti në Siri.

I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi, këtë takim e ka përshkruar si “start të mirë”.

Sipas tij, bisedimet ishin të fokusuara në marrëveshjen e mundshme humanitare dhe krijimin e besimit në procesin e negociatave.

Lakhdar Brahimi, poashtu, ka theksuar se ai do t’i paraqes planet e tij për bisedime në javët e ardhshme, duke u shprehur se fokusimi përfundimtar do të jetë në implementimin e deklaratës së qershorit të vitit 2012, në të cilën bëhet thirrje për një organ qeverisës tranzicional, i cili do të krijohej me pëlqimin e forcave opozitare siriane.
XS
SM
MD
LG