Ndërlidhjet

Tenis: Wawrinka triumfoi kundër Nadalit në Melburn


Dashamirët e tenisit në Melburn freskohen për shkak të motit të nxehtë
Dashamirët e tenisit në Melburn freskohen për shkak të motit të nxehtë
Tenisti zviceran, Stanislas Wawrinka, e ka fituar titullin e tij të parë në një garë prestigjioze, pasi në finale të turneut Australian Open, e mundi spanjollin, Rafael Nadal, me rezultat 3:1 në seta.

Takimi final në Melburn zgjati dy orë e 21 minuta.

Tenisti numër një në ranglistën botërore, Rafael Nadal, ishte i hendikepuar për shkak të dhembjeve në shpinë, një kohë e kërkoi ndihmën e mjekut, dhe dukej sikur do ta dorëzonte duelin.

Por, megjithqë rivali avanconte me 2:0 në seta, Nadal e vazhdoi lojën, e fitoi setin e tretë, por në të katërtin humbi.

Ai e synonte fitoren e 14 në turnetë Grand Slam, por nuk arriti ta realizoj synimin.

“Për mua ky është tunrneu më i mirë Grand Slam i të gjitha kohërave”, tha Wawrinka.

Njëherësh, kjo ishte fitorja e tij e parë kundër Nadalit, i cili në 12 takimet e mëparshme pat fituar në mënyrë bindëse kundër Wawrinkës, duke mos e lejuar ta fitojë asnjë set.

Por, zvicerani 28 vjeçar, Stanislas Wawrinka, dominoi në finalen e sotme prej fillimit.
XS
SM
MD
LG