Ndërlidhjet

Kosovë: Inspektorati e arrestoi një zyrtar policor


Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar sot se hetuesit e tij e kanë arrestuar një zyrtar policor, i dyshuar për vepër penale të lëndimit trupor.

Mëtutje, në njoftimin për media, theksohet se ky zyrtar me iniciale G. J., është intervistuar në prani të avokatit të tij dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e
ndalimit policorë për 48 orë.

IPK njofton se ky person, jashtë detyrës zyrtare, ishte i involvuar në një rrahej të djeshme në Gjilan, me ç’rast i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës, pas një mosmarrëveshjeje verbale rreth një borxhi.

Për shkak të lëndimeve trupore, viktima ishte dërguar për trajtim në qendrën mjekësore në Gjilan.

Ky zyrtar policor, i cili punonte në Policinë kufitare – Drejtoria Lindje, është suspenduar me pagesë deri në përfundim të hetimit.
XS
SM
MD
LG