Ndërlidhjet

Ukrainë: Ushtria nuk do të intervenoj në protesta


Pamje nga kampi i protestuesve në Kiev të Ukrainës

Pamje nga kampi i protestuesve në Kiev të Ukrainës

Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Pavel Lebedev, e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të ushtrisë për të ndërhyrë në protesta, që e kanë përfshirë këtë vend.

Në një intervistë ekskluzive për agjencinë ruse ITAR-TASS, ministri Lebedev tha sot se “ushtria do ta respektoj në mënyrë strikte kushtetutën dhe legjislacionin në Ukrainë, që e përcakton në mënyrë të qartë rolin e saj, funksionet dhe detyrat”.

Lëebedev i ka hedhur poshtë deklaratat se ushtria do të intervenojë në konfliktin aktual, duke vlerësuar se komentet e tilla janë “provokime”.
XS
SM
MD
LG