Ndërlidhjet

Pakistan: 6 fëmijë të vrarë nga pajisja eksploduese


Ilustrim
Ilustrim
Policia në pjesën veriperëndimore thotë se gjashtë fëmijë janë vrarë pasi qartas kishin luajtur me një pajisje eksploduese, e cila në një çast kishte shpërthyer.

Të vrarë ishin pesë djem dhe një vajzë.

Policia në qytetin Hangu tha se dukej qartas se fëmijët e kishin gjetur këtë pajisje dhe kishin luajtur me të.

Më herët këtë muaj në rajonin e njejtë, një djalosh i ri ishte vrarë pasi kishte vepruar kundër një sulmuesi vetëvrasës, i cili përpiqej ta sulmonte shkollën e tij.

Rajoni në provincën Khyber-Pakhtunkhwa, nuk është larg nga kufiri me Afganistanin, dhe shpeshherë shfrytëzohet si bazë e militantëve islamikë për të ndërmarrë sulme.
XS
SM
MD
LG