Ndërlidhjet

Irak: Sulme kundër pozicioneve të militantëve


Ushtarët irakianë të vendosur afër qytetit Ramadi
Ushtarët irakianë të vendosur afër qytetit Ramadi
Forcat e qeverisë raportohet se kanë ndërmarrë sulme ajrore në qytetet Falluxha dhe Ramadi, derisa po vazhdon lufta kundër militantëve të ndërlidhur me al-Kaidën, në provincën Anbar.

Agjencia Reuters ka raportuar se sulmet ajrore të qeverisë dhe zjarri artilerik kundër caqeve në Falluxha janë ndërmarrë sot.

Radio Evropa e Lirë, redaksia për Irakun, ka raportuar se në shënjestër të sulmeve artilerike dhe bombardimeve ishin personat e armatosur në qytetin Ramadi.

Këto sulme u bënë në periudhën e spekulimeve të vazhdueshme se forcat e qeverisë së shpejti mund ta fillojnë një aksion të gjërë për t’i dëbuar kryengritësit.

Deri tash, qeveria është përmbajtur nga ndërmarrja e një ofensive, në mënyrë që liderët e komuniteteve dhe fiset sunite t’i bindin personat e armatosur që të tërhiqen.

Prej shpërthimit të luftës, aty kah Viti i Ri, nga konflikti në Anbar janë vrarë qindra njerëz dhe dhjetëra mijëra banorë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG