Ndërlidhjet

Protestat përhapen në bastione të Yanukovychit


Para Ministrisë së Drejtësisë në Kiev, 27 janar 2014.
Para Ministrisë së Drejtësisë në Kiev, 27 janar 2014.
Protestat antiqeveritare në Ukrainë janë përhapur në rajonet lindore dhe jugore, bastione tradicionale këto të presidentit Viktor Yanukovych.

Protestuesit kanë okupuar zyra të qeverive komunale, ndërsa në Kiev kanë pushtuar ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Të dielën, mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e Mikhail Zhiznevskyt, njërit prej tre protestuesve të varrë në përleshjet me policinë, të mërkurën e kaluar.

Trazirat kanë filluar në muajin nëntor, kur Yanukovych ka vendosur të mos nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkimin Evropian, për shkak të presionit të Kremlinit.
XS
SM
MD
LG