Ndërlidhjet

Siri - vazhdojnë bisedimet midis qeverisë e opozitës


Ndërmjetësuesi i OKB-së në bisedimet midis Qeverisë dhe opozitës siriane, Lakhdar Brahimi.

Ndërmjetësuesi i OKB-së në bisedimet midis Qeverisë dhe opozitës siriane, Lakhdar Brahimi.

Bisedimet direkte midis Qeverisë dhe opozitës siriane hyjnë sot në ditën e tretë.

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Lakhdar Brahimi, ka thënë se shpreson që të flitet për planin e OKB-së për qeveri të tranzicionit.

Opozita insiston që presidenti Bashar al-Assad të mos ketë asnjë rol në këtë qeveri, çfarë hidhet poshtë nga Damasku.

Të dielën në Gjenevë, negociatorët e palëve luftuese kanë diskutuar për gjestet humanitare.

Qeveria siriane ka thënë se gratë dhe fëmijet mund të largohen nga qyteti i rrethuar i Homsit.

Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të vitit 2011 dhe deri më tash ka marrë mbi 100,000 jetë njerëzish.
XS
SM
MD
LG