Ndërlidhjet

SHBA “ka spiunuar firma industriale”


Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.
Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.
Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka thënë se Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara është e përfshirë në spiunimin e firmave industriale, edhe pse ato nuk kanë asnjë lidhje me shqetësimet për sigurinë.

Në një intervistë për televizionin gjerman ARD, Snowden i është referuar kompanisë inxhinierike gjermane Siemens.

Ai nuk ka dhënë detaje se çfarë bën Agjencia e Sigurisë me këto informacione.

Snowden po ashtu ka thënë se nuk posedon më dokumente apo informacione për aktivitetet e Agjencisë, duke thënë se të gjithë materialin ua ka dhënë gazetarëve të caktuar.

Intervista është incizuar në Rusi, ku Snowden jeton në azil të përkohshëm.

Në Shtetet e Bashkuara, ai përballet me akuzat për spiunazh dhe vjedhje.
XS
SM
MD
LG