Ndërlidhjet

Ushtria amerikane ka kryer disa sulme me raketa në Somali, të cilat kanë pasur në shënjestër një udhëheqës të dyshuar militant.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë zbuluar identitetin e të dyshuarit dhe nuk kanë thënë nëse sulmet kanë qenë të suksesshme ose jo.

I dyshuari thuhet se ka lidhje me grupet terroriste Al Kaida dhe Al Shabab.

Sulmet raportohet të kenë ndodhur në rajonin Barave – bastion i militantëve në bregun jugor të Somalisë.
XS
SM
MD
LG