Ndërlidhjet

Prefekti i Soçit: S’ka homoseksualë në qytet


Soçi

Soçi

Kryebashkiaku i Soçit, qyetetit nikoqir të Lojërave Olimpike Dimërore, ka thënë se beson se nuk ka homoseksualë në këtë vend.

Në një intervistë për BBC-në, Anatoly Pakhomov, ka thënë se homoseksualët do të ishin të mirëpritur në Lojërat Olimpike, për aq kohë sa respektojnë ligjin rus dhe nuk i imponojnë zakonet e tyre mbi të tjerët.

Pakhomov ka thënë se nuk është i sigurt nëse Soçi ka baonorë homoseksualë të regjistruar.

Në muajin qershor, Rusia ka miratuar një ligj, që ndalon propagandën e “marrëdhënieve jotradicionale seksuale” te të miturit.

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se homoseksualët duhet të ndjehen të lirë dhe të qetë në Lojëra, por ka kërkuar nga ta “që t’i lënë fëmijët rusë rehat”.
XS
SM
MD
LG