Ndërlidhjet

Afganistani do të lirojë 37 të burgosur


Afganistan

Afganistan

Autoritetet afgane kanë thënë se kanë vendosur të lirojnë 37 të burgosur, të cilët zyrtarët amerikanë i fajësojnë për sulme vdekjeprurëse ndaj trupave qeveritare dhe të huaja.

Abdul Shukur Dadras, anëtar i komitetit qeveritar që monitoron qendrën e paraburgimit Parvan, ka thënë se 37 të burgosurit do të lirohen për shkak të mungesës së provave.

Ushtria amerikane në Afganistan thotë se lirimi i tyre është i rrezikshëm.

Objekti Parvan ka qenë qendra kryesore e paraburgimit për talibanët e kapur nga forcat ushtarake perëndimore deri në kohën kur përgjegjësitë për të janë dorëzuar nën kontrollin afgan, më 2013.

Dadras ka thënë se 37 të burgosurit do të lirohen gjatë dy javëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG