Ndërlidhjet

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, në Maqedoni


Hoyt Brian Yee
Hoyt Brian Yee
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, sot dhe nesër qëndron në Maqedoni. Në njoftimin e Amabasadës Amerikane në Shkup theksohet se në fokus të bisedimeve me krerët e lartë shtetërorë te Maqedonisë do të jenë “zhvillimet aktuale politike në planin vendor dhe atë ndërkombëtar, duke përfshirë dhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë, si dhe stabilitetin rajonal dhe euraotlantik të Maqedonisë”.

Ky zyrtar i lartë amerikan, fillimisht është takuar me presidentit e shtetit Gjorgje Ivanov pas të cilit takim nuk është prononcuar për media.

Konferenca për shtyp është caktuar në orët e pasdites, pasi të ketë përfunduar edhe takimi me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, shefin e diplomacisë maqedonase Nikolla Popovski, si edhe me liderët e partive politike në pushtet dhe opozitë. Është paralajmëruar se gjatë këtyre dy ditëve zoti Hoyt Yee, do të takohet dhe me përfaqësuesit e mediave në vend.

Ndryshe zëvendës – ndihmës sekretari amerikan Hoyt Brian Yee për herë të parë viziton Maqedoninë në këtë detyrë, duke zëvendësuar kësisoj pararadhësin e tij, Philip Reeker.
XS
SM
MD
LG