Ndërlidhjet

Shefi i ushtrisë së Egjiptit bëhet marshall


Abdel Fattah al-Sisi
Abdel Fattah al-Sisi
Shefi i ushtrisë së Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i cili ka rrëzuar presidentin islamik të vendit, Muhammad Morsi, vitin e kaluar, ka fituar gradën e marshallit.

Presidenti i përkohshëm, Adly Mansour, ka lëshuar sot dekretin për promovimin e Sisit.

Ky i fundit pritet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, që është thënë se do të mbahen së shpejti.

Në Egjipt ka jostabilitet që nga rrëzimi i Morsit në muajin korrik.

Atje ka pasur protesta të shpeshta, të cilat në të shumtën e rasteve janë organizuar nga partia e Morsit - Vëllazëria Myslimane.

Përleshjet kanë marrë jetën e 49 personave të dielën, në përvjetorin e tretë të revolucionit që ka rrëzuar presidentin autokratik, Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG