Ndërlidhjet

Vidhet gjaku i papës së ndjerë, Gjon Palit II


Gjon Pali II
Gjon Pali II
Një epruvetë e vogël që mbante gjakun e papës së ndjerë, Gjon Palit II, është vjedhur nga një kishë në lindje të Romës.

Kujdestarja ka thënë se ka zbuluar një dritare të thyer të dielën në mëngjes.

Policia ka konstatuar edhe një arkivol ari dhe një kryq të vjedhur.

Gjon Pali ka vdekur në vitin 2005 dhe do të shpallet shenjtor në muajin maj.

Në vitin 2011, sekretari privat i tij, kardinali Stanislaw Dziwisz, i ka dhënë komunitetit të Abruzos pak gjak të papës si shenjë e dashurisë që ai ka pasur për zonën malore.

Vetëm tre shishe që kanë gjak të papës së ndjerë ekzistojnë në botë.
XS
SM
MD
LG