Ndërlidhjet

Rasmussen lavdëron marrëveshjen Kosovë-Serbi


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se “marrëveshja Prishtinë-Beograd ofron zgjidhje politike për të gjitha dallimet ekzistuese”.

“Marrëveshja, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, zgjidh një sërë çështjesh që synim kanë normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e situatës në veri”, ka thënë Rasmussen në fjalimin vjetor mbi aktivitetet e NATO-s.

Ai ka thënë se gjatë vitit 2013 është bërë përparim drejt krijimit të një situate më të sigurt në Kosovë dhe ka premtuar se KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë ndihmën e tij.
XS
SM
MD
LG