Ndërlidhjet

Opozita e gatshme të bisedojë me Yanukovychin


Kiev, 27 janar 2014.
Kiev, 27 janar 2014.
Partitë opozitare në Ukrainë kanë thënë se janë të gatshme të vazhdojnë bisedimet me presidentin Viktor Yanukovych, por kanë paralajmëruar se durimi i protestuesve antiqeveritarë mund të “pëlcasë” në çdo moment.

Përmes një deklarate të përbashkët, liderët e opozitës kanë thënë se janë të gatshëm të negociojnë, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Deklarata vjen derisa protestuesit kanë pushtuar Ministrinë e Drejtësisë në Kiev.

“Pushtimi i Ministrisë së Drejtësisë është një akt simbolik i kryengritjes. Tani, autoritetet janë të zhveshura nga drejtësia”, ka thënë një protestues.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG