Ndërlidhjet

Liderët tunizianë nënshkruajnë kushtetutën e re


Asambleja Kombëtare e Tunizisë, 26 janar 2014.

Asambleja Kombëtare e Tunizisë, 26 janar 2014.

Udhëheqësit e Tunizisë kanë nënshkruar Kushtetutën e re.

Presidenti Moncef Marzouki, kryeministri në largim, Ali Larayedh, dhe kryetari i Kuvendit, Mustapha Ben Jafar, kanë nënshkruar sot dokumentin.

“Me lindjen e këtij teksti, konfirmojmë fitoren tonë mbi diktaturën”, ka thënë Marzouki.

Asambleja kombëtare e Tunizisë ka miratuar kushtetutën e re të dielën, tre vjet pas revolucionit që ka përmbysur presidentin autokrat, Zine el-Abidine Ben Ali.

Pas votimit historik, në asamblenë e Tunizisë është shpalosur flamuri kuq e bardh dhe deputetët kanë përqafuar njëri-tjetrin.

Analistët thonë se përparimi në Tunizi dallon me tranzicionet e vështira në Libi, Egjipt dhe Jemen.
XS
SM
MD
LG